Ishin një grup që sollën një frymë ndryshe të muzikës dekada më parë. Shumë këngë të tyre janë kënduar edhe nga artistë të tjerë të njohur të cilët i aktualizuan projektet e tyre.
Pas shumë kohe pauzë, Gjurmët janë bërë bashkë për një event të madh që do të mbajnë në fundvit.
Krijimet e tyre janë përpunuar e riaranzhuar për koncertin madhështor që do ta mbajnë me datë 29 dhjetor në Tiranë.
Këngët e përpunuara e po ashtu një këngë e re do të këndohen në koncertin ‘Gjurmët me miq’ të cilëve do ti bashkohen edhe Dren Abazi, Bojken Lako, Xuxi e solistri i grupit Troja, Bujari.
Po ashtu me 17 shkurt, koncerti i tyre do të mbahet edhe në Kosovë në ditën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.