Festivali i Kanës pozicionohet ashpër kundër Rusisë!

By

Festivali i filmit francez me famë botërore, Festivali i Kanës, po ndalon çdo zyrtar të qeverisë ruse nga veprimtaria e këtij viti në shenjë proteste ndaj pushtimit rus të Ukrainës.

Ndalimi, i shpallur dje (1 mars) dhe që mbulon gjithashtu këdo që ka lidhje me qeverinë, do të mbahet nëse lufta nuk përfundon në “kushte që kënaqin popullin ukrainas”.

“Ndërsa bota është goditur nga një krizë e rëndë në të cilën një pjesë e Evropës gjendet në një gjendje lufte, Festivali i Kanës dëshiron të japë të gjithë mbështetjen e tij për popullin e Ukrainës dhe të gjithë ata që janë në territorin e saj.” thuhet në një komunikatë për shtyp nga festivali.

“Sado modeste që të jetë, ne i bashkojmë zërat tanë me ata që kundërshtojnë këtë situatë të papranueshme dhe denoncojnë qëndrimin e Rusisë dhe liderëve të saj.

“Përderisa lufta sulmuese përfundon në kushte që do të kënaqin popullin ukrainas, është vendosur që ne të mos mirëpresim delegacionet zyrtare ruse dhe as të pranojmë praninë e askujt të lidhur me qeverinë ruse”. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm