Këngëtari i shumë përfolur Blero, i cili për festën e 28 Nëntorit po qëndron në Londër të Anglisë, javën që lamë pas është aksidentuar me veturën e tij të tipit Cadillak.
Aksidenti ka ndodhur në kryeqytetin tonë, pasiqë ishte kthyer nga Shqipëria ku edhe kishte një koncert, mbrëmjen e së mërkurës.
Këngëtari i shoqëruar nga miqtë dhe producenti i tij Prygo, kanë pësuar aksident vetëm me dëmtime të veturës e jo edhe me shëndetin.
Policia ishte paraqitur në vendin e ngjarjes duke konstatuar që Blero nuk ishte fajtori. Por sidoqoftë dëmi i veturës do ti kushtoj ‘bajagi’ shumë.