Pas përfundimit të “ Big Brother Vip”, aktorja Arjola Demiri ka vendosur të marrë pak ditë pushim dhe të “arratiset” drejt Stambollit.
Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, aktorja zbuloi se po qëndron në qytetin turk në një nga vendet më luksozë që ka për të ofruar Stambolli.
Së bashku me Arjolën ndodhet dhe motra e saj, Elisa Demiri. Kujtojmë se aktorja nga “Big Brother Vip”, arriti që të merrte një apartament dhuratë. /Prive.al