Vesa Luma së shpejti me koncert recital

By

U bënë dy muaj që kur Vesa Luma publikoi projektin e saj të fundit “S’paska qenë e shkrume” në bashkëpunim me Denik Prizrenin.

Duke marrë parasysh mungesën e saj në koncerte për shkak të shpërnguljes së saj në Zelandën e Re ajo po rikthehet për sezonën e nxehtë me diçka shumë speciale për art dashësit e saj.

Sipas burimeve të Prive-s ajo po përgatit një koncert recital në përmasa gjigante, koncert ky që do të mbahet në Kosovë po që ende nuk është vendosur qyteti dhe detajet tjera, pasi që ende po hulumtohet tereni sipas kërkesave të Vesës.

Mirëpo ky koncert sipas të gjitha gjasave nuk do të vonojë më shumë se një muaj dhe të mbahet për gjithë publikun.

Kjo nuk do të jetë e tëra për Vesën, ajo do të publikoj edhe projekte te reja muzikore të cilat tashmë janë përfunduar. Publikimi i projekteve do të ndodhë pas zhurmës së koncertit recital. /Prive.al

 

 

 

Artikuj të ngjashëm