Të shtunën në mëngjes, Prive.al raportoi se pas refuzimit për të qenë pjesë e “Big Brother VIP”, shkaku i hatërmbetjeve të një batute që përmendte atë dhe Bora Zemanin, Beatrix Ramosaj ka marrë aeroplanin dhe ka ikur nga Shqipëria.
Përgjatë këtyre ditëve, ajo nuk është bërë ‘e gjallë’ në rrjete sociale duke preferuar heshtjen dhe pushimin.
E më në fund është kuptuar se ku është e me kë.
Trixa po shijon një pushim krah vajzës së tezës së saj, Anxhelinës.
Ka qenë kjo e fundit që indirekt e ka shuar kurreshtjen përmes një ‘selfie’ ku vërehet krahu i Trixës, lehtësisht i identifikueshëm nga tatuazhi që ka.
Gocat janë duke u relaksuar për qejfin e tyre në jaht në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe kjo me shumë gjasë ishtë ajo që i duhej Trixës këto ditë aspak të lehta për të.
Ndryshe, pjesa tjetër e familjes janë përtej oqeanit, në Nju-Jork. /Prive.al