Në muajt e nxehtë të verës u bë e ditur zyrtarisht se Armina Mevlani ishte pjesë e familjes Dolce&Gabbana duke qenë pjesë e fushatës së reklamimit të buzëkuqit Classic Cream.
Por, depërtimi i shqiptareve nuk po mbaron me kaq. Sot në profilin zyrtar të kompanisë është postuar fotoja e Aurelës duke promovuar buzëkuqin Dolce Matte.
‘Fajtori’ për lidhjet e bukurosheve me D&G pa dyshim se është fotografi Endrit Mërtiri që tash e një kohë është mjaft i afërt me Stefano Gabbana.
Ai madje disa herë ishte pjesë edhe e festave luksoze private të tij. /Prive.al/