Big Basta bie ‘pre’ e shakasë nga Vesa (VIDEO)

By

Një ndër shakatë më të përhapura kohëve të fundit është ‘mashtrimi’ se gjoja po shkrepet fotografi ndërsa realisht po bëhet video.

Të shumtë ishin edhe VIP-at që ranë pre e kësaj shakaje nga fansat e tyre gjatë koncerteve të verës.

Megjithatë Vesa Luma sot është kujdesur që një shaka të tillë t’ia bëjë bashkëshortit të saj, Big Bastës.

Reagimi i tij ishte mjaft simpatik sepse pas disa sekondave në pritje, kur Vesa i tregon se po xhiron një video, Basta ia kthen thjeshtë me një buzëqeshje: Po tallesh ti?!

Kujtojmë se çifti pak ditë më parë bëri të ditur se së shpejti presin të bëhen prindër. /Prive.al/

https://instagram.com/p/-eHj-fqOWr/

Artikuj të ngjashëm