Donaldi ka vetëm një shqetësim pas daljes së Beatrix nga shtëpia

By

Mbrëmjen që lamë pas, në një përballje të fortë në mesin e të nominuarve si Donaldi dhe Einxhel, Beatrix Ramosaj la përfundimisht shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Ajo doli nga shtëpia e përlotur duke përshëndetur gjithsecilin dhe shumë e përshëndetën të emocionuar dhe me lot në sy, përfshirë këtu edhe partnerin e saj Donaldin.

Pas daljes së Trixës, Donaldi ka biseduar me disa prej banorëve teksa është shprehur se e kishte ndjerë se mund të dilnin ai ose Beatrix.

Teksa bisedonte me banorët e shtëpisë ai pranoi se ndjehej çuditshëm pa Beatrixën brenda dhe ndau se kishte vetëm një shqetësim pas daljes së saj.

“Sa çudi po më duket që s’është Trixa. E vetmja frikë që kam për të është pjesa jashtë, aty e kam mendjen”- është shprehur ai. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm