Gjykimi ndaj Enver Sekiraqës, Adelina, Zanfina dhe Ema Ismaili mungojnë sërish

By

Në gjykimin që po zhvillohet ndaj Enver Sekiraqës, i akuzuar për nxitje të vrasjes së Triumf Rizës, përsëri ka munguar dëshmitarja Adelina Ismaili së bashku me motrat e saj, Zanfina dhe Ema Ismaili.

Kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Agim Kuçi ka njoftuar se dëshmitaret Adelina, Zanfina dhe Ema Ismaili mungesën e kanë arsyetuar përmes përfaqësuesit të tyre, avokatit Alban Makolli. Ky i fundit, përmes një parashtrese, ka njoftuar se motrat Ismaili nuk gjenden në Kosovë dhe se nuk dihet kur do të kthehen, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Motrat Ismaili nuk janë paraqitur as në seancën e 15 nëntorit 2021.

Seanca e së mërkurës është duke vazhduar me dëgjimin e dëshmitarit Xhafer Bislimi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Artikulli i plotë nga “Betimi për Drejtësi” lexohet duke klikuar KËTU

Artikuj të ngjashëm