Pas një propozimi romantik, Machine Gun Kelly dhe Megan Fox janë fejuar

By

Machine Gun Kelly u betua se nuk do të binte më kurrë në dashuri, por më pas u shfaq Megan Fox dhe ai nuk kishte se si të mos ndërronte mendim.

Në fakt, rokeri është aq i dashuruar sa ka vendosur t’i propozojë aktores së famshme.

“Në korrik të 2020-ës u ulëm nën këtë pemë banja”, ka shkruar ajo bashkë me një video të propozimit romantik. “Ne kërkuam magji… Ne ishim të pavëmendshëm për dhimbjen që do të përballonim së bashku në një periudhë kaq të shkurtër, të furishme kohore. Të pavetëdijshëm për punën dhe sakrificat që lidhja do të kërkonte nga ne, por të dehur nga dashuria”.

Ylli i “Transformers ” vazhdoi: “Disi një vit e gjysmë më vonë, pasi kishim ecur nëpër ferr së bashku dhe duke qeshur më shumë se sa e kisha imagjinuar ndonjëherë, ai më kërkoi të martohesha me të. Dhe ashtu si në çdo jetë para kësaj, dhe si në çdo jetë që do ta pasojë, thashë po”.

Megan, 35 vjeç, përfundoi duke ngacmuar, “…dhe më pas pimë gjakun e njëri-tjetrit”.

View this post on Instagram

A post shared by Megan Fox (@meganfox)

Machine Gun Kelly zbuloi unazën e fejesës. Artisti tha se kombinimi i gurëve të unazës simbolizonte “dy gjysma të të njëjtit shpirt që formojnë zemrën e errët që është dashuria jonë”.

Ndërsa Megan dhe Machine Gun Kelly, dolën për herë të parë në publik së bashku në qershor të vitit 2020, dyshja kishin kishin krijuar një lidhje muaj më parë gjatë xhirimit të filmit të Randall Emmett Midnight in the Switchgrass .

Artikuj të ngjashëm