Bebe Rexha ka folur hapur për betejën e saj me imazhin trupor – që shumë nga ne e kemi problem.
Në një video që ndau në TikTok ajo ndau një ‘përditësim të sinqertë’ për peshën e saj trupore dhe arsyen pse është distancuar nga rrjetet sociale.
“Janë festat e fund vitit dhe të gjithë supozohet të jemi të lumtur”, tha Bebe Rexha me fytyrë të pastër nga grimi.
Videoja e saj shumë shpejt u bë emocionuese kur këngëtarja filloi të fliste për ndjenjat e turpit teksa është peshuar gjatë gjithë vitit që po lëmë pas. Ajo u tha fansave se ‘asnjëherë nuk ka qenë më e rëndë së tani’ sa i përket peshës trupore.
“Mendoj që kjo është më e rënda që kam qenë. U peshova tani por nuk ndihem komode ta ndaj numrin me ju sepse kam turp”, tha këngëtarja para se të niste të përlotej. “Jo vetëm kjo. Vetëm ndihem e shpifur në trupin tim”.
“Nuk kam postuar aq shumë sepse nuk ndihem mirë në lëkurën time dhe kur nuk ndihem mirë nuk ka dëshirë të postoj. Sinqerisht kjo është arsyeja pse nuk kam qenë shumë aktive këtë vit si vitet paraprake”. /Prive.al
@beberexhaHonest update.