Këngëtarja Rezarta Shkurta dje ka festuar datëlindjen. Në këtë ditë të veçantë për të ajo nuk ka pasur pranë bashkë bashkëshortin e saj, nipin e ish diktatorit Enver Hoxha.
Ermali është ndaluar nga Policia muaj më parë dhe akoma është i arrestuar.
Por as kjo gjë nuk e ka ndalur Ermalin ti bëj dhurata gruas së tij në ditëlindje. Përpos tyre i ka dërguar një letër ku shkruhet:
‘E dashur, e shtrenjta Rezushi ime.
Uroj që vitin tjetër 30 vjetorin ta kalojmë diku larg ne të dy.
Sot në pamundësi për të përqafuar e për të të patur pranë po të shkruaj një letër të dalë nga shpirti. Je gjëja më e shtrenjtë që kam dhe të dua shumë, je jeta ime e mungesa jote rëndohet dita-ditës.
Uroj që 100 vite ti kalojmë së bashku të lumtur e të gëzuar pranë gocës sonë të mrekullueshme, je nëna më e mirë në botë dhe jam krenar për gjithçka ke bërë.
Të dua shumë Ermali
Ndërkaq këto fjalë i ka postuar Rezarta Shkurta në llogarinë e saj në instagram duke shtuar:
‘Ja arsyeja pse unë buzëqesh gjithmonë! Sepse e di që një ditë do harrohet kjo ëndërr e keqe dhe në zgjim më pret ai. Ai që ka 10 vjet që më fal vetëm dashuri, vetëm lumturi, më fali dhe një diamant të vogël me emrin Hera’.