Si i paraprinë Geti dhe Marina emrit të vajzës?

By

Ggeti dhe Marina u bënë dje prindër për herë të parë.

Prezantuesja e njohur solli në jetë vajzën, fryt i dashurisë gjashtë vjeçare.

View this post on Instagram

A post shared by MARINA VJOLLCA (@marina_vjollca)

Mediat kanë raportuar se vajza do quhet Marget.

Marget është kombinim i emrave të çiftit dhe se do ta quajnë vajzën me këtë emër, reperi nuk e pati përjashtuar kohë më parë, kur ende nuk ishte i ditur lajmi i shtatzënisë së Marinës.

I ftuar në emisionin NIN me Alaudin Hamitin, Geti kishte zbuluar se “Marget” është emri i kompanive që ai dhe Marina kanë krijuar bashkë.

Ligjërisht, prej afro një viti të gjitha sipërmarrjet e dyshes janë nën emrin “Marget” duke i paraprirë kështu emrit të vajzës që u lind dje, me 24 nëntor. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm