“Jo katolik, jo serb, jo nga minoritetet”, porositë e babait të Fifit revoltojnë komentuesit

By

Fifi po vazhdon lojën e saj në Big Brother VIP, dhe si gjithherë banorët brenda shtëpisë ndajnë edhe shumë histori personale nga çdo sferë e jetës.

Teksa ajo po diskutonte me Arjolën dhe Ilirin, solli në diskutim edhe porosinë që i ka dhënë i ati për bashkëshortin e saj të ardhshëm. Më shumë se sa porosi e gjitha tingëlloi më shumë si kushtëzim.

“Babi im më ka thënë tre gjëra: nuk ta dua katolik, nuk ta dua minoritet dhe nuk dua serb.”

Kjo sekuencë e diskutimit të tyre është kapur dhe publikuar në faqen zyrtare të shtëpisë në Instagram.

Ndonëse Fifi nuk ka menduar shumë për peshën e fjalëve që tha, këto detaje që ajo ndau acaruan një numër të madh komentuesish nën video.

Disa nga komentet mund t’i shihni më poshtë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm