Dua Lipa dhe Rita Ora janë në listën e këngëtarëve të rinj më të pasur në Angli, ndërkohë Ed Sheeran mban ‘kurorën’ si artisti më i pasur britanik.
Sheeran renditet i pari për të tretin vit radhazi, dhe sipas The Sun, ai ka fitime marramendëse prej 235.5 milionë funtash.
I dyti është 27 vjeçari Harry Styles, duke grumbulluar 80 milionë funta, Little Mix renditet në vendin e tretë me 66.7 milionë, ndërsa Niall Horan, ishte i katërti me 57.5 milionë. Dua Lipa renditet e teta në listë, me 43.5 milionë funta, ndërsa Rita Ora zë vendin e 13-të me 26.5 milionë funta.