Klipi i ri i Ed Sheeran do t’ua vjedhë zemrat përgjithmonë (VIDEO)

By

Kënga e famshme “Perfect” e Ed Sheeran, tani ka edhe një video klip perfekt.

Këngëtari që i thur vargje mahnitëse dashurisë, ka ditë që ka lansuar spotin më të ri të njërës prej baladave të tij, duke zgjedhur një skenar e regji që do na i marrë zemrat përgjithmonë.

Meqë kënga tregon një histori të bukur dashurie, edhe klipi e shfaqë pikërisht atë që këngëtari ka ndjerë kur e ka shkruar këngën.

Në klip, shfaqet edhe aktorja e modelja tejet simpatike Zoe Deutch, e cila luan rolin e të dashurës së Ed në këtë klip, që përçon vetëm dashuri. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm