Ky është i famshmi i radhës që u infektua me COVID-19

By

Jason Momoa ka zbuluar se ka rezultuar pozitiv për COVID-19.

Përmes Instagramit, aktori 42 vjeçar konfirmoi se ai u infektua me virusin pasi mori pjesë në premierën e “Dune” në Londër në fillim të muajit të kaluar.

“Unë u infektova me COVID menjëherë pas premierës”, tha ai në Instastory. “Ka shumë njerëz që kam takuar në Angli. Mora shumë përshëndetje nga njerëzit, dhe kush e di”.

Jason shtoi se ai ishte mirë dhe ishte karantinuar në shtëpinë e tij.

Artikuj të ngjashëm