Mësohen prezantuesit e Festivalit të Këngës

By

Prej disa ditësh është përfolur treshja e mundshme që do të prezantojë edicionin e 54 të Festivalit të RTSH.

Më në fund në media janë zbuluar emrat e tre prezantuesve. Bordo shkruan se i vetmi mashkull është skenaristi dhe producenti Pandi Laço.

Krahas tij do jenë dy bukuroshe, aktorja Gresa Pallaska nga Kosova dhe gazetarja Blerta Tafani që u zhvendos nga Agon Channel në RTSH pak kohë më parë.

Kujtojmë se vitin e kaluar, treshja e prezantuesve përbëhej nga Liberta Spahiu, Turjan Hyska dhe Floriana Garo. /Prive.al/

Screenshot_2015-11-05-16-39-01

Artikuj të ngjashëm