Kallashi vjen në një duet

By

Një foto e postuar në Instagram nga Kallashi ku shihej në studio ngjalli dyshimet se mos së shpejti ajo do të sjell një këngë të re.

Dhe sipas të gjitha gjasave, ashtu do të ndodhë. Prive merr vesh nga burime të sigurta se kësaj rradhe, Kallashi nuk do të vijë e vetme.

Projekti i ri muzikor do jetë bashkëpunim me Labinot Rexhën dhe mendohet të finalizohet së shpejti.

Kënga do ketë edhe videoklip ndërsa në planet e Donjetës ka projekte edhe në periudhën e festave të fundvitit.

Kujtojmë se në korrik, Kallashi solli ‘Bon bon’ që grumbulloi miliona shikime në Youtube. /Prive.al/

https://instagram.com/p/9o999KSAPU/

Artikuj të ngjashëm