Më 4 shtator, Beyonce festoi ditëlindjen e saj të 40-të. Ajo po e përqafon moshën e saj dhe thotë se ka një sens krejt tjetër të lirisë.
Në një letër të rrallë personale drejtuar fansave, të shpërndarë në faqen e saj në internet, këngëtarja tha se është mirënjohëse që është “rritur” dhe refuzon të ushqehet me nocionin se gratë supozohet të ndihen “të vjetra ose të palumtura” sapo të arrijnë një moshë.
“Kushdo që u përpoq të kushtëzonte gratë të ndienin se ne supozoheshim se jemi të moshuar ose të pakënaqur kur mbushim 40 vjeç, ia huqi keq,” shkroi artistja, duke shtuar: “Kjo ka qenë absolutisht më e mira që unë jam ndjerë në jetën time. Jam shumë mirënjohës që jam RRITUR, RRITUR! ”
Ikona globale, e cila shpërtheu në skenën muzikore në vitin 1997 si pjesë e grupit të vajzave Destiny’s Child, ka shitur më shumë se 100 milionë disqe si një artiste solo, ka fituar dhjetëra çmime dhe ka ndërtuar një perandori argëtimi dhe biznesi.
Nëna e tre fëmijëve, e cila mbushi 40 vjet më 4 shtator, thotë se tani ndihet e çliruar ndërsa më në fund arrin të shijojë frytet e punës së saj. /Prive.al