Ka jetuar disa vite në Suedi para se të vinte në Kosovë, por muzikaliteti i saj vlerësohet edhe nga populli nordik.
Këtë e dëshmon edhe lajmi që u bë i ditur sot se qeveria suedeze e ka nominuar këngëtaren për një çmim.
Bëhet fjalë për Çmimin e Eksportit të Muzikës, dhe nominimin e ka bërë ministrja e Tregtisë së Jashtme dhe e Çështjeve Nordike, Anna Hallberg nëpërmjet një postimi në Instagram.
“Muzikantët suedezë kontribuojnë në drejtimin e vëmendjes në Suedi dhe unë jam shumë e lumtur dhe krenare që jam në gjendje të prezantoj sot kandidatët për çmimin qeveritar të eksportit muzikor 2020”, shkruhej në postim.
Gjithashtu, lajmin e mirë e ka ndarë edhe Dafina në një postim në Instagram ku shprehet shumë e lumtur për vlerësimin dhe nominimin. /Prive.al