E porosit edhe në Los Angeles! Bebe Rexha s’rri dot pa këtë ushqim tradicional

By

Së fundmi Bebe Rexha tërhoqi shumë vëmendje me postimin e saj në Instagram.

Ajo u rikthye në rrënjët e saj duke publikuar një fotografi të shkrepur  në Gostivar krah stërgjyshes së saj. Aso kohe, këngëtarja me famë botërore ishte vetëm 4 vjeçare.

“Unë dhe stërgjyshja ime në Gostivar, Maqedoni kur isha katërvjeçare”, shkroi këngëtarja.

View this post on Instagram

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha)

Shumë nga ndjekësit e saj e komentuan dhe sa vajzë e ëmbël kishte qenë, ndërkaq një komentuese theksoi se me shumë gjasë, Bebe ndjen mall për ushqimet tradicionale si turshitë dhe ajvarin.

Por, këngëtarja iu përgjigj se ajo nuk rri pa ajvar, meqenëse e porosit edhe në shtëpinë e saj në Los Angeles.

“Vajzë, unë porosis ajvar dhe ma sjellin në shtëpi në Los Angeles”, shkroi ajo duke qeshur. /prive.al

Artikuj të ngjashëm