Pas 10 vjetësh, gazetari Vlorijan Halili i thotë lamtumirë emisionit Prive

By

Njëri ndër gazetarët më të njohur të showbizit vendor, po i thotë lamtumirë emisionit Prive.

Vlorijan Halili ka njoftuar se pas 10 vjetësh, erdhi koha të ndahet nga emisioni ku arriti të krijonte storje ekskluzive, intervista të rralla e rrëfime nga më të ndryshmet.

Ai shpërndau një deklaratë në rrjeter sociale duke treguar se pas largimit nga Prive, do të vazhdojë me një tjetër kapitull të profesionit.

Ndër të tjerash, Halili kujtoi sakrificat, stresin e lodhjen që pati gjatë këtyre 10 vjetëve, por u shpreh mirënjohës ndaj njerëzve që i dhanë mundësi ta tregonte veten.

Lexoni më poshtë postimin e plotë, ndërkohe stafi i portalit Prive.al, i uron më të mirat nga tash e tutje.

Artikuj të ngjashëm