Bleona vazhdon ngjitjen në Billboard

By

Përkushtimi dhe puna tejet e madhe e Bleonës në këngën ‘Take You Over’ po jep frytet e veta.

Kënga po dëshmohet çdo javë se është një sukses i vërtetë pasiqë po vazhdon ngjitjen lartë në top listën prestigjioze Billboard.

Pasi kapi pozitën e 31-të, pastaj atë të 23-të, e të 19-të sot ‘Take You Over’ është listuar si e 12-ta në kategorinë e këngëve dance.

Gëzimin e saj këngëtarja e shprehu në Instagram ku ndau me fansat suksesin më të madh të gjashtë javëve në rangimin e Billboard.

Ndryshe, sot krijimi muzikor i Bleonës u listua si i 5-ti nga MTV Italy. /Prive.al/

https://instagram.com/p/9Y1k72gIM1

Artikuj të ngjashëm