Valza Zhegrova ishte një nga emrat e rinj që në muzikë, mori vëmendjen shpejt e në moshë shumë të re.
Por, krejt befasishëm, ajo vendosi të largohet nga muzika vitin e kaluar.
Ajo u tërhoq tërësisht nga syri i publikut teksa u bë e ditur edhe lidhja e saj e dashurisë me avokatin nga Prishtina Nazmi Vërtopi, me të cilin ka një diferencë disa vjeçare të moshës.
E duket se Valza ka pritur që të mos jetë ligjërisht e mitur për të hedhur hapin e ri – atë të fejesës.
Tre ditë më parë, saktësisht në ditën kur ka festuar ditëlindjen e 18-të ajo është fejuar me Nazmiun.
Lajmin, Valza e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale.
Të trashëgohen! /Prive.al