Ramë Lahaj: “Ma keni lehtësu tej mase dhimbjen”

By

Tre ditë më parë, Ramë Lahaj dha lajmin se nëna e tij ishte ndarë nga jeta.

Së fundmi, ai ka bërë një postim tjetër në llogarinë e tij në Instagram për të falënderuar të gjithë ata që e mbështetën në këtë kohë të vështirë.

Ndër të tjera, Ramë Lahaj ka shkruar se ngushëllimet e shumta dhe prania e shumë njerëzve në varrimin e nënës së tij ia kanë lehtësuar dhimbjen.

“Fort të dashtunit e mi. Në një dhimbje si kjo e nenës, ngushëllimi i miqëve qenka prej ma t’rëndësishmëve. Kam marr pa fund mesazhe ngushëllimi. Ju falënderoj nga thellësia e zemrës. Në varrim edhe pse ishte tej mase nxetë erdhët shumë prej jush. I bekuem me kujdesin që treguat.

Do ta kem t’pa mundun të ju përgjigjem gjithsecilit prej jush, por këtu po ju them, që ma keni lehtësu tej mase dhimbjen. Gëzofshi veç të mira ju e ma t’dashtunit tuaj. Rame”, shkroi tenori shqiptar me famë ndërkombëtare”, shkruan ai në postimin e tij.

Kujtojmë se nëna e Ramë Lahaj ka ndërruar jetë ditën kur ai kishte për të mbajtur një koncert në sheshin ‘Skënderbe’. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm