Leonora Jakupi sqaron deklaratën që nxiti shumë reagime

By

Diskutimet mbi sjellet e mërgatës në trojet shqiptare janë riaktualizuar edhe këtë verë, si çdo sezon tjetër.

Kësaj radhe, debat shkaktoi një ngjarje në Shqipëri ku dy persona nga Kosova, me veturat e tyre luksoze me tabela të huaja u kapën me një shpejtësi marramendëse teksa nuk iu ndalën policisë në pikë kontrolli.

Kjo ka bërë që të vërshojnë kritikat, ndaj të cilave ka reaguar Leonora Jakupi.

Këngëtarja i ka dalë në mbrojtje mërgatës duke kritikuar të gjithë ata që po shprehen të pakënaqur me sjelljet e mërgatës në Kosovë e Shqipëri.

    “Cka keni more me tanë këto sulme për mërgatën tonë? Jo po garojnë me vetura, jo po parkohen keq. A mos jemi na ma mirë se ata? Apo keni harru që jemi brum i njëjtë” – shprehet mes tjerash Leonora.

Deklarata e këngëtares u diskutua shumë në rrjete sociale ku pranoi edhe kritika të shumta. Kjo shtyu Leonorën që të sqëaronte më tej postimin e saj të parë.

“Ta keni parasysh qe une nuk mbroje njerez qe rrezikojne jeten e vet dhe te qytetareve. Une mbroje te drejten e Diaspores, jo cdo gabim individual duhet ti mvishet mergates! Ps: si duket mediat ne Shqiperi nuk e kan as iden me te vogel sa cka po ndodhe ne Ks. viteteve te fundit”, shkruan Jakupi.

Artikuj të ngjashëm