Probleme shëndetësore gjatë koncertit, këngëtari shqiptar përfundon në spital

By

Këngëtari, Aleksandër Gjoka shfaqi disa probleme shëndetësore ndërkohë që ai po këndonte në një koncert në Berat

Sipas ABC Neës, ai ka pasur luhatje tensioni, megjithatë ka mundur ta përfundojë koncertin.

Më pas është paraqitur në spitalin rajonal të Beratit, ku ka matur tensionin dhe më pas ka bërë edhe një serum. Pasi është ndjerë më mirë këngëtari Gjoka ka lënë ambientet e spitalit për të vazhduar më pas agjendën e tij.

Aleksandër Gjoka ka qenë i ftuar për të kënduar mbrëmjen e djeshme në Pedonalen e Beratit, së bashku me këngëtarët Redon Makashin dhe Elton Deda. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm