Korab Shaqiri pjesë e festivalit prestigjioz të muzikës artistike

By

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram, Korab Shaqiri ka njoftuar se para disa muajsh ka konkurruar në festivalin prestigjioz të muzikës artistike “SAKRARIUM COMPOSERS COMPETITION”.

Në mesin e 9 veprave të kompozitorëve finalistë nga: Italia, Argjentina, Polonia, Koreja e Jugut, Australia, Siria, Spanja dhe Sllovenia , juria ka përzgjedhur edhe një vepër nga Kosova e cila do ta përmbyllë festivalin.

Vepra nga Kosova do të jetë e Korab Shaqirit që mban titullin “I miri i motrës”.

Finalja do të mbahet në qytetin Liviv të Ukrainës, me datën 9 korrik, 2021, duke filluar në orën 19:00. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm