Fotoja që nxiti debat mes Angela Martinit dhe bashkëshortit të saj

By

Kur foli për shqiptarët pak kohë më parë, bashkëshorti i Angela Martinit tha se tek gruaja e tij i ka kuptuar të gjitha tiparet të cilat i atribuohen popullit tonë, me theks të veçantë besnikërinë dhe besën e dhënë.

Por, Dragos Savulescu duket se është përballur edhe me një tjetër tipar “kokëfortësinë”.

Këtë e ka treguar supermodelja me origjinë shqiptare përmes një postimi në Instagram.

Cifti kanë nisur pushimet së bashku, dhe si rëndom ai ka shkrepur disa fotografi të bashkëshortes.

Njërën nga ato ajo deshi ta publikonte, por u bë temë diskutimi por në fund ajo fitoi dhe ndau fotografinë me të gjithë ndjekësit e saj.

“Po bëhesha gati dhe bashkëshorti im vendosi të më bënte një fotografi. Më pëlqeu dhe pas një debati të gjatë ky është rezultati”, shkruan ajo krahas postimit të saj. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm