Makina e instrumentistit shqiptar kaplohet nga zjarri (FOTO)

By

Xhemil Gjini, perkusionisti i “Oxygen Show” me Besim Dinën në Klan Kosova, ka ndarë disa fotografi në profilin e tij në Facebook.

Në to, shihet makina e tij e kapluar nga zjarri dhe një ekip zjarrfikësish që po merrnin nën kontroll situatën.

Sipas përshkrimit të fotografive që ka ndarë, ai tregon se makina e tij kishte marrë flakë papritmas.

Më tej sqaron se ai është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se nuk ishte në makinë në momentin që shpërtheu zjarri.

Postimin e tij e shoqëron edhe me pak dozë humori duke shkruar se i dhimbsen ato 20 euro naftë që kishte mbushur makinën para se të ndodhte incidenti. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm