Jo më miliarder! Antisemitizmi i Kanye West zhduk vlerën neto të tij

By

Mosmarrëveshjet e reperit Ye me partnerët e korporatës i kanë kushtuar në statusin e tij si miliarder, sipas Forbes.

Në javët e fundit, Ye – i njohur gjithashtu si Kanye West – ka parë ‘për së fundmi’ shtëpitë luksoze të modës Balenciaga, Gap dhe së fundmi Adidas, – për arsye se ato i dhanë fund marrëdhënies së biznesit me të, për shkak të komenteve antisemitike të tij.

Të martën, Forbes, një nga gjurmuesit kryesorë të pasurisë në mesin e elitave financiare të botës, deklaroi se e kishte hequr Ye nga lista e miliarderëve. Ai vlerësoi se marrëveshja me Adidas përbënte 1.5 miliardë dollarë të pasurisë së tij neto, por Forbes tani e vlerëson atë në vetëm 400 milionë dollarë.

Forbes tha se 400 milionë dollarët e mbetura të vlerës së tij neto vijnë nga pasuritë e paluajtshme, paratë e gatshme, katalogu i tij muzikor dhe 5% e aksioneve në firmën e veshjeve të modeleve të ish-bashkëshortes Kim Kardashian, Skims.

Sigurisht, ka të ngjarë që Ye ende e konsideron veten një miliarder, duke pasur parasysh se ai është ankuar për vite se Forbes po nënvlerësonte vlerën e tij neto. Forbes raportoi se në vitin 2020 – kur e renditi për herë të parë si miliarder – ai i dërgoi një mesazh revistës duke thënë: “Nuk është një miliardë. Është 3.3 miliardë dollarë pasi askush në Forbes nuk di të numërojë”.

Për vlerësimin e këtij viti, Ye i dërgoi dokumente Forbes duke pretenduar se vetëm partneriteti i tij në Adidas ishte me vlerë 4.3 miliardë dollarë dhe ka pohuar diku tjetër se pasuria e tij neto ishte rreth 7 miliardë dollarë.

Artikuj të ngjashëm