Lëndimi i Harrison Ford në shesh xhirim është më i rëndë nga sa u mendua

By

Fansat nuk do të mund të shohin filmin e ri të Harrison Ford edhe për ca kohë. Xhirimet janë shtyrë për shkak të një lëndimi që ylli ka pësuar.

“Është shfaqja e fundit e Harrison si Indiana dhe të gjithë menduan se do të kalonte lehtë”, tha një burim për The Sun. “Por tani ai është lënduar dhe është më rëndë se sa u mendua fillimisht”.

Gjithçka nisi kur aktori 78 vjeçar po xhironte një skenë rrahjeje dhe lëndoi shpatullën.

Dhe ndërsa ekipi fillimisht kishte sugjeruar që fatkeqësia nuk do të ndalojë xhirimet, i nominuari për Oskar dhe ikona e filmit thuhet se do të anashkalohet për të paktën tre muaj pasi ai do të kryejë një ndërhyrje kirurgjikale në shpatull. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm