‘Daba Daba’ është një ndër himnet e fëmijëve e kënduar para 15 viteve nga Rina e Nita Krasniqi.
Në atë periudhë këngët për të vegjëlit rezervonin një vend të veçantë. Përpos targetit që kishin, projektet e tyre muzikore përqafoheshin edhe nga të rriturit.
Mirëpo tani këto produkte muzikore janë zbehur për të zëvendësuar me tjetër zhanër.
Nga ajo kohë ikona e të vegjëlve ishte Rina e cila aktualisht është fakultetin e akademisë së arteve, dega aktrim. Këngëtarja e ‘Daba Daba’ tregoi për Prive pse u shkëput nga muzika e po ashtu rrëfeu se ka gjasa që kënga hit e tyre të përpunohet në një version të ri.
E përpos Nitës e Rinës, atë kohë muzikë bënin edhe Ema Smajli, Lind Islami, Nazmije Selimi e shumë të tjerë./Prive.al