Video nga provat e Loredanës për koncertin e madh do t’iu ëmbëlsojë ditën

By

Teksa karriera e saj po njihte vetëm ngjitje, një prej hapave të mëdhenj të paraparë nga Loredana ishte një tur gjigant koncertesh në Europë.

View this post on Instagram

A post shared by Loredana (@loredana)

Biletat u shitën dhe gjithçka ishte gati për një eksperiencë të paharrueshme përballë mijëra fansave.

Por, pandemia prishi të gjithë planet dhe në përputhje me realitetin e ri, këngëtarja nuk pati mundësi që të organizojë turin e paraparë.

E një “shije” nga koncertet e mëdha, ajo do ta ketë sot një javë, në Luzern të Zvicrës.

Loredana do të performojë në “Redbull Symphony”, një organizim tejet i veçantë ku bashkohen dy botë muzikore. Një orkestër simfonike do ‘taket’ me ritmet hip-hop dhe tekstet e yllit Loredana.

Përgatitjet janë në kulm dhe në to, Loredana nuk është vetëm.

Artistja ka publikuar një moment shumë të lezetshëm teksa mban në krah vajzën Hana në mes të provave.

Bukuroshja e vogël shihet me mbrojtëse ndaj zhurmës, në rehatinë e saj duke prekur për së afërmi profesionin e nënës së saj e cila do që ta “mishërojë” me skenën qysh herët. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm