Kush po ua prish rehatinë Norës dhe Robertit ?!

By

Janë njëri ndër çiftet që i kanë rezistuar kohës gjatë në estradë.

Nora Istrefi dhe Robert Berisha pas disa vitesh së bashku në Shtator të 2014-tës kurorëzuan dashurinë me martesë në një prej dasmave që gëzoi vëmendje të madhe tek publiku.

Çifti në Maj u bekua me një vajzë të quajtur Renée. Në asnjë moment nuk hezituan të ndajnë momente me fansat gjatë kësaj periudhe si prindër.

Por ndoshta kjo harmoni i ka penguar dikujt pasiqë për të dytën ditë me rradhë Roberti është kryefjala e medias duke u diskutuar në mënyrë të vazhdueshme.

Përflitet se ai ka një fëmijë jashtëmartesor nga një e kaluar , spekulim për të cilin nuk ka dhënë ndonjëherë përgjigjje të qartë.

Por Roberti i cili siç merr vesh Pruve ndodhet në SHBA, sot ka dhënë përgjigjjen e tij indirekte përmes një postimi në profilin e tij në Instagram ku shprehet: ‘Unë dhe bija ime e vetme Renée’.

Ky veprim i tij vjen pak orë pas një prononcimi të nënës së vogëlushes 9 vjeçare e cila është shprehur se ‘vajza është mërzitur shumë kur babai i saj ka thënë se ka vetëm një të tillë me emrin Renée’.

Ndryshe, nga raportimet, thuhet se Arona me nënën jeton në Angli. Telenovela vazhdon …/Prive.al/

View this post on Instagram

Me and my daughter Renee ❤️

A post shared by Robert Berisha (@robertberishaofficial) on

Artikuj të ngjashëm