Pas një pauze të gjatë, që i atribuohet probleme shëndetësore të këngëtares, Enca po rikthehet në formën e saj të plotë.
Para tre muajsh ajo lansoi këngën “Nashta” që u shoqërua edhe me videoklip. Por këngëtarja do të shfrytëzojë në maksimum muajt e verës, sepse ajo ka gati edhe një tjetër këngë.
Kjo e fundit titullohet “Rakia”, dhe ajo publikoi një pjesë të saj me anë të një postimi në Instagram.
Gjithashtu, kënga do të shoqërohet me videoklip dhe të ftuar si protagonist do të ketë ish-konkurrentin e “Për’puthen”, Beart Rexhepin. /Prive.al