Nga sot do të lejohen dasmat në Kosovë.
Këtë e ka konfirmuar Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva.
Ai tha se sot pritet të dalin në një konferencë të përbashkët me Ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia, për hapjen e kësaj veprimtarie.
“Sipas informatave që i kemi do të thotë grupet punuese janë duke punuar, do të thotë i kam dy përfaqësues të Odës dhe përfaqësuesit e ministrisë, dhe sipas informatave kemi edhe prej kryeministrisë janë duke punuar në manual, sot zyrtarizohet manuali dhe prej sot do të fillojë edhe të punojë edhe ky sektor”, tha Sogojeva.