Këtë muaj, vëmendje të madhe mediatike ka marrë futbolli, pasi ka filluar “EURO 2020”.
Shumë televizione kanë ndryshuar programacionin për t’i kushtuar emisione futbollit.
Këngëtarja Ana Kabashi ishte e ftuar në një emision së fundi, teksa ndau me ndjekësit në rrjete sociale fotografi nga ai emision.
Por, vëmendje mori me mbishkrimin ngase e ngatërroi “EURO 2020” me “Champions League 2021”.
“Kush do ta fitojë këtë “Champion League 2021?”, kishte shkruar ajo fillimisht.
Pas komenteve të shumta që pranoi, këngëtarja kishte edituar mbishkrimin për të korrigjuar gabimin e saj. Për më tepër, ajo ka fshirë edhe komentet e para që i vunë në dukje ngatërresën që kishte bërë. /Prive.al