“Pa filtër, pa photoshop” – Bearti thumbon Tean në postimin e fundit?

By

Së fundmi, Tea Trifoni ka qenë target i ndjekësve të saj, të cilët e akuzojnë atë për ndërhyrje në fotografitë që publikon.

Humbja në peshë, ishte shumë publike për ish-konkurrenten e “Për’puthen”, e cila iu nënshtrua ndërhyrjes për vendosjen e balonit gastrik.

Përvec fizikut të saj, ajo ishte në qendër të vëmendjes edhe për lidhjen me ish-konkurrentin tjetër, Beart Rexhepin.

Ndarja e tyre ishte shumë publike, dhe shumë ndjekës mendojnë se postimi i tiji fundit në Instagram, është një “diss” për Tean dhe fotografitë që ajo publikon.

“Pa filtër, pa photoshop.  Jam i sigurt me mënyrën se si dukem se si flas si mendoj”, shkruan ai duke zbuluar trupin vetëm më një peshqir.

Në një postim tjetër, ai nuk qartëson nëse ky ishte një thumb për Tean, por ngacmon akoma më shumë ndjekësit e tij duke shkruar, “Një diss? Ndoshta”. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm