Cila këngëtare e njohur ishte në publikun e koncertit të mbrëmshëm në Shkup?!

By

Në koncertin që u zhvillua mbrëmë në Shkup, i përshkruar nga mediat maqedonase si më i madhi i zhvilluar ndonjëherë, shumë nga publiku ishin edhe nga Kosova.

Me Erën si performuese përkrah David Guettas, arsyet për t’ia mësyrë kryeqendrës në Maqedoni ishin edhe më të mëdha.

Për të shijuar koncertin e David Guettës ka marrë rrugë drejt Shkupit edhe një prej këngëtareve më të suksesshme të momentit Kida.

Si rrallë herë në rolin e spektaktores, bashkë me miqtë e saj nga On Records, Kida duket se ka kaluar për mrekulli.

Tashmë kur Kida ka deklaruar publikisht synimin për depërtim në tregun ndërkombëtar, në intervistën e pak ditëve në NIN të Klan Kosova, s’do ishte çudi që së shpejti, këngëtaren ta shohim në vendin e Erës. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm