Jeff Bezos po lë Tokën për një udhëtim në hapësirë!

By

Themeluesi i “Amazon”, Jeff Bezos, do të udhëtojë në hapësirë muajin e ardhshëm, në fluturimin e parë të kompanisë së tij të raketave “Blue Origin”.

“Të shohësh Tokën nga hapësira, të ndryshon, ndryshon marrëdhënien tënde me këtë planet dhe njerëzimin. Unë dua ta bëj këtë fluturim, sepse është diçka që e kam dashur gjithë jetën. Është një aventurë”, u shpreh themelues i “Amazon”.

Përveçse do të marrë të vëllain Mark, kompania e Bezos ka nxjerrë në ankand një vend të tretë, vlera e të cilit ka arritur në 2.8 mln dollarë, me thuajse 6 mijë pjesëmarrës.

Udhëtimi do të zgjasë në tërësi 10 minuta, përfshirë përjetimin e mungesës së peshës.

Artikuj të ngjashëm