1 qershori ndryshe, Arbana në spital krah Jonit

By

Disa ditë më parë, prezantuesja Arbana Osmani publikoi një fotografi të djalit të saj të madh, Jonit pas analizave.

Ndjekësit e shumtë e tejet aktiv të Osmanit i mbushën kësaj të fundit hapësirën e mesazheve me pyetje, të shqetësuar sa i përket gjendjes shëndetësore të Jonit.

View this post on Instagram

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao)

Sot, me 1 qershor, Arbana ka treguar se për çfarë bëhet fjalë.

View this post on Instagram

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao)

Fatmirësisht, jo për diçka shumë serioze.

Joni i është nënshtruar ndërhyrjes për të hequr bajamet, një ndërhyrje relativisht e shpeshtë tek fëmijët.

Pasi gjithçka ka mbaruar me sukses, Arbana me rastin e ditës së fëmijëve nuk ka uruar gjë tjetër pos shëndet.

“E vetmja gjë që uroj për të gjithë fëmijët është shëndet. Mendimi im shkon për të gjithë prindërit te cilët përballen dhe vuajnë problemet shëndetësore të të vegjëlve të tyre. Zoti ju dhëntë forcë e durim” – shprehet mes tjerash prezantuesja.

Kujtojmë se në planin profesional, të shtunën që vjen Arbana mbyll një sezon tjetër të suksesshëm të programit “Dua të të bëj të lumtur” me një përmbledhje të personazheve më të komentuar të sezonit dhe të ftuar special, ku ndër ta, do jetë edhe Mevlani i “Përputhen”. /prive.al

View this post on Instagram

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao)

Artikuj të ngjashëm