Shteti i Izraelit ‘sulmoi’ supermodelen Bella Hadid, pasi gjatë ditës së diel ajo doli në rrugët e Brooklynit për të mbështetur palestinezët në Gaza.
Izraeli, lidhur me këtë veprim të Hadid, ka thënë se qëndrimi i saj në mes të konfliktit të përshkallëzuar do të thoshte thirrje për “eliminimin e shtetit hebre.
“Kur njerëz të famshëm si Bella Hadid bëjnë thirrje për hedhjen e hebrenjve në det, ata po bëjnë thirrje për eliminimin e shtetit hebre”, kanë shkruar ata në faqen zyrtare në Twitter.
“Kjo nuk duhet të jetë një çështje izraelito-palestineze. Kjo duhet të jetë një çështje njerëzore. Turp të kesh”, thuhet më tej në këtë shkrim.
Ky tweet, përfshinte një pamje të Hadid në ekran që transmetohej Live në Instagram nga protesta, ku supermodelja kishte veshur një fustan tradicional, një ‘Keffiyeh’ dhe një maskë fytyre.
24 vjeçarja Hadid, babai i së cilës, Mohamed Hadid, është palestinez, u pa po ashtu edhe të shtunën në një video në mediat sociale, duke marshuar bashkë me mijëra demonstrues në Bay Ridge, mes një jave sulmesh vdekjeprurëse midis Izraelit dhe Hamasit.
Ndërkaq, nga ana tjetër, edhe motra e vogël e saj, Gigi Hadid, ka ndarë gjithashtu postime emocionuese në Instagram në mbështetje të palestinezëve.
“Ne nuk mund të lejojmë veten të desensibilizoheni dhe të qëndrojmë indiferent, teksa po shohim se po merren jetë njerëzish. Thjesht nuk mundemi. Jetët palestineze, janë vetë jeta që do të ndihmojë në ndryshimin e botës. Dhe këto jetë po na merren nga i dyti #FreePalestine”, ka shkruar ajo.
Kurse, në një postim tjetër, ajo tregoi se babai i saj dhe familja e tij “u morën nga shtëpitë e tyre në Palestinë në vitin 1948, duke u bërë refugjatë në Siri, pastaj Liban, pastaj Tunizi”.
“Unë e dua familjen time, e dua trashëgiminë time, e dua Palestinën. Unë do të qëndroj e fortë për të mbajtur shpresën e tyre për një tokë më të mirë në zemrën time. Një botë më e mirë për njerëzit tanë dhe njerëzit përreth tyre. Ata kurrë nuk mund ta fshijnë historinë tonë. Historia është histori”, ka deklaruar ajo përmes këtij posti në Instagram.