Stresi ndërhyn mes çiftit Andi dhe Gresa

By

Banori i Big Brother VIP Kosova, Andi ka kërkuar nga e dashura e tij Gresa, që kjo e fundit t’ia japë dorën në mënyrë që t’i jepi një premtim.

Por, Gresa ka refuzuar t’ia japë dorën, ndërsa i ka thënë të mos vazhdojë t’ia kërkojë këtë sepse sipas saj, po bëhet “monoton”.

“Ndalu tash, ule atë dorë. Mos u bëj bajat pash mua. Shih, i paske la gjërat e tua, e të mijat jo. A u bonëm me i la bashkë?”,  i ka thëne Gresa, Andit.

Ndërkohë, Andi i ka replikuar duke i thënë – “Unë desha me ta dhënë fjalën për diçka, nuk ma dhe dorën”.

Në këtë mes ka ndërhyrë edhe Stresi.

“Po nuk je fëmijë bre vëlla, je dy metra djalë, mos ja jep motër”, ka thënë Stresi pos tjerash.

Artikuj të ngjashëm