A janë nudo selfiet një formë e re arti? (FOTO)

By

Me publikimin e një libri të ri, i cili eksploron fenomenin modern të lehtësuar nga telefonat e mençur të ‘dërgimit të nudove’, gazetarja Holly Williams i ka kushtuar një artikull këtij fenomeni të vetë-përfaqësimit lakuriq që është trend në vazhdim.

“Dashuria, epshi, kënaqësia, dëshira, bukuria, studimi anatomik, vetë-shprehja, egotizmi … Impulset pas dërgimit të nudove janë të shumta. Krijimi i nudove dhe shpërndarja e tyre duket se janë pjesë e natyrës njerëzore”.

Kështu ka vlerësuar Karla Linn Merrifield, në kontributin e parë mbi një antologji të re me titull: Dërgimi i Nudove.

Fillimisht ideja i lindi redaktores Julianne Ingles, pasi një histori e shkurtër me titull Send Nudes u paraqit për një antologji të mëparshme për të cilën po punonte, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

“Mendova se [tema] mund të eksplorohej, se njerëzit e tjerë do të kishin histori dhe poezi,” thotë Ingles.

“‘Dërgimi i nudove’ është një temë e drejtpërdrejtë më shumë se kurrë më parë, kryesisht për shkak të lehtësimit të realizimit, replikimit dhe ndarja e imazheve të zhveshura ka ngritur  shqetësime për gjithçka, nga pornografia e hakmarrjes me kasetat e famshme të seksit, imazhet private të hakuara, e deri tek adoleshentët seksualë”.

“Por, që nga ardhja e telefonave inteligjentë, dërgimi i nudove gjithashtu është normalizuar tepër shpejt: çdo grua që ka qenë në një aplikacion takimesh në dekadën e fundit, ka të ngjarë të jetë pyetur që të ndajë foto nudo”.

Por Ingles shton se dërgimi i nudove nuk është një gjë e re: “Kur isha rreth të njëzetave, unë i dërgova nudo dikujt – kjo ishte para internetit. Vetëm se dikur ishte një aktivitet privat dhe më pak i përfolur”.

Ky fenomen në ngritje nuk është as një gjë “e mirë” ose “e keqe”, thonë Ingles dhe shkrimtarët e Sending Nudes.

Ndërsa potenciali për detyrim, abuzim dhe turpërim është i lartë, sexting mund të jetë një mënyrë argëtuese, konsensuale për të krijuar intimitet. Gjatë një pandemie, është bërë gjithashtu pothuajse një domosdoshmëri praktike për shumë kë – një mënyrë për të mbajtur gjallë zjarrin seksual, mbi një distancë të detyruar.

Por a janë nudo selfiet një formë e re arti?

Bota e artit gjithnjë e më shumë po merr parasysh formën selfie.

Në vitin 2017, Galeria Saatchi në Londër hapi një ekspozitë të quajtur “Nga Selfie tek Vetë-Shprehja”, duke përcaktuar kufirin midis auto-portreteve tradicionale deri te fotografia e shkrepur me telefon të meçur, nga Rembrandt dhe Van Gogh deri te Kim Kardashian dhe Barack Obama.

“Çdo gjë mund të jetë art nëse ndiqet nga prodhuesi me mjaft bindje dhe koherencë,” komentoi Nigel Hurst, CEO i Galerisë Saatchi.

“Ne nuk po themi që shfaqja prezantuese e një adoleshenti që provon poza të ndryshme është po aq domethënëse sa një vepër e Rembrandt, por bota e artit nuk mund ta injorojë këtë fenomen.”

Madje disa piktura të punuara më herët, dëshmojnë se nudo selfiet janë realizuar edhe para zbulimit të telefonave të mençur.

Në portretin e admiralit Andrea Doria të realizuar në vitin 1530, piktori Bronzino zgjodhi ta përshkruajë në formën muskulore kryesisht të zhveshur, të perëndisë së detit Neptun.

 

Egon Schiele ishte ndër artistët e parë që në fillim të Shekullit 20 e kthyen vështrimin e tyre në trupat e tyre – megjithëse përshkrimet e tyre ishin rrallë lajkatare.

 

“Selfie nudo” e parë e realizuar nga një artiste grua mendohet të jetë Vetë-Portreti Nudo me gjerdanin e qelibarit të Paula Modersohn-Becker (1906).

 

Kolazhet erotike të mediave të përziera të Tschabalala Self mbajnë një estetikë si selfie.

Artikuj të ngjashëm