Teuta Krasniqi reagon sërish pas akuzave për keqtrajtim kafshësh

By

Gjatë ditës së djeshme, Prive raportoi për akuzën e një qytetareje kundrejt aktores, Teuta Krasniqi dhe produksionit “Filmtory”.

Një qytetare e akuzon për keqtrajtim kafshësh – reagon Teuta Krasniqi

Pas reagimit të parë, aktorja shfrytëzoi sërish llogarinë e saj në Instagram, për të sqaruar më tej të gjithë çështjen.

Në emër të produksionit ajo kërkoi falje për zgjedhjen e qenit, i cili ishte pa pronar por shton që në asnjë moment të vetëm ai nuk ishte keqtrajtuar. Përkundrazi, po ai qen ishte përzgjedhur për afërsinë që i gjithë stafi kishin krijuar.

Sa i përket akuzave dhe ofendimeve që i drejtoheshin vetëm aktores, ajo thotë që po merret vetë me to pa ndarë më shumë detaje.

Më poshtë mund të lexoni reagimin e aktores. /Prive.al

“Pas reagimit tim ndaj akuzave me epitete te renda dhe fyese, me lejoni te shtoj dicka.
Pas bisedave te shumta me perfaqesues te organizatave qe merren me mbrojtjen e kafsheve, dua te theksoj qe pavarsisht qe produksioni nuk ka pasur asnje qellim te keq, perkundrazi filmi flet per dashurine mes njeriut dhe kafsheve, e vleresoj qe gabimi i vetem i produksionit e eshte bere eshte perzgjedhja e qenit. Kishte me qene e udhes qe xhirimet te realizohen me ndonje qen qe ka pronar por arsyeja qe eshte perzgjedh ai qenush eshte pikerisht fakti qe gjate 10 diteve paraprake xhirime ne ate teren, ekipi eshte familjarizuar me qenin ku jane kujdesur me shume dashuri per te dhe keshtu ka ardh deri te vendimi qe te xhirohet me te. Pavarsisht kesaj, e vleresoj qe vendimi per te xhiruar me ate qen ka qene i gabuar dhe per kete shpreh keqardhje ndaj gjithe atyre kafsha dashes te vertete qe edhe nga informacioni jo i plote kane reaguar, me te drejte. Produksioni ‘Filmtory’ kerkon falje”, duke shtuar më tej, “Ndersa sa i perket tendences per njollosje individuale, perkatesisht emrit tim, kjo eshte qeshtje tjeter, me kete copez te kesaj ngjarje do te vazhdoj te merrem.
Ajo qe eshte e rendesishme eshte qe qeni eshte shume mire dhe vazhdon te kete po te njejtin raport me pjestaret e ekipit te filmit, te cilet vazhdojne te kujdesen per te dhe ti ofrojne trajtimin qe e meriton”.

Artikuj të ngjashëm